Olsi te Xibraka dhe faktet e Bardhit/ Boçi: Sjellja e SPAK interesante

Olsi te Xibraka dhe faktet e Bardhit/ Boçi: Sjellja e SPAK interesante

21:31, 25/04/2024

Debati nëse ka kallëzim ose jo për vëllain e Edi Ramës në SPAK, ishte në fokus të emisionit “Top Story”.

Prokuroria e Posaçme deklaroi sot se ka pushuar kallëzimin e vëllait të Ramës, Olsi Rama për të ndjekur penalisht Gazmend Bardhin për “kallëzim të rremë”.

Por ndërkohë, ka thënë gjithashtu se nuk ka një kallëzim të depozituar nga Bardhi për Olsi Ramën.

Për nënkryetarin e PD-së Luçiano Boçi, situata është e qartë.

 “Sjella e SPAK është shumë interesante. Nuk e di pse e ka bërë një deklaratë të tillë , kur thotë se nuk ka kallëzim. Fakti që Bardhi ka bërë deklarata, ka paraqitur fakte dhe të vërteta, ka dorëzuar në SPAK prova të cilat tregojnë se dosja 335/1 nuk është hetuar plotësisht”, tha Boçi.

Sipas tij, Bardhi ka paraqitur prova kundër vëllait të Edi Ramës, ndërkohë që fjala kallëzim nuk mund të përdoret për të hedhur poshtë provat.

Për Boçin termi kallëzim kërkon diskutim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco