VIDEO/ Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno lënë pas inatet, vallëzojnë së bashku

VIDEO/ Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno lënë pas inatet, vallëzojnë së bashku

20:16, 23/04/2024

Meriton Mjekiqi dhe aktorja Egla Ceno janë parë duke krijuar një moment të veçantë në oborrin e shtëpisë, duke vallëzuar së bashku, teksa binte shi.

Në një atmosferë të ngarkuar nga tensionet dhe debatet e përditshme të shtëpisë, ishte Meritoni ai që mori hapin e guximshëm për të thyer akullin, duke ftuar Eglën për një vallëzim.

“Hajde të mësoj të vallëzosh” iu drejtua ai konkurrentes.

Megjithë motin jo të favorshëm, Egla pranoi kërkesën me një buzëqeshje dhe kënaqësi, duke lënë pas çdo dyshim që mund të kishte për atmosferën e lagësht që po iu afronte.

Vallëzimi i tyre u shoqërua me komentin e Eglas që shtoi një notë humoristike në skenë: “O, brezi i vjetër me brezin e ri,” theksoi ajo me një qeshje të ngrohtë.

Ky moment i papritur ka surprizuar shikuesit, pasi banorët kanë qenë pjesë e debateve dhe përplasjeve të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco