Policia mbyll sytë para makinës së Veliajt, gjobit vetëm drejtuesit e PD

Policia mbyll sytë para makinës së Veliajt, gjobit vetëm drejtuesit e PD

09:46, 30/04/2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK për të dëshmuar mbi skandalin e inceneratorëve.

Veliaj ka shkuar me makinën e tij, të cilën e ka parkuar në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor.

Krahas makinës së Veliaj është parkuar dhe makina e shefit organizativ të PD, Klevis Balliu, por policia nuk e ka humbur rastin dhe ka gjobitur makinën e Balliut.

Makina e Veliajt, edhe pse në kundravajtje njësoj si makina e Balliut, nuk është gjobitur nga policia, e cila ka zgjedhur të mbyllë sytë.

Edhe në të tilla raste qesharake, shihet qartë diferencimi që bëhet ku bie fjala për drejtuesit e pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco