SYRI TV/ Ngërci burokratik mban në burg të amnistuarit, familjarët apel nga burgu i Fushë Krujës

21:42, 25/04/2024

Familjarë të disa të dënuarve janë mbledhur sot para burgut të Fushë Krujës dhe ngrejnë shqetësimin qe se edhe pse kanë përfituar nga amnistia ata nuk janë liruar ende.

Sipas tyre, shkak është bërë vonesa e zbardhjes së vendimit nga gjykata dhe ekzekutimi nga prokuroret ndërkohë që dënimet në formë të prerë nga apeli janë marrë shumë muaj përpara. Nga ana e drejtësisë të burgut Fushë Krujë, familjarëve u është thënë që duhet të presin një përgjigje tjetër nga prokuroria ose t’i drejtohen gjykatave pasi afati i amnistisë ka përfunduar ditën e djeshme.

Ata i kërkojne ministrit të drejtësisë dhe institucioneve përkatese të marrin masa për këtë ngërç burokratik i cili po mban padrejtësisht familjarët e tyre në burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco