VIDEO/ Mustafa Nano: Më shqetëson fanatizmi fetar, dua islamin europian

VIDEO/ Mustafa Nano: Më shqetëson fanatizmi fetar, dua islamin europian

21:54, 19/10/2021

Gazetari Mustafa Nano, i ftuar në emisionin A Show, në Syri Tv, të moderatorin Adi Krasta, foli për një sërë çështjesh.

Mustafa Nano thekson se e shqetëson fanatizmin fetar, duke shtuar se dëshiron islamin europian.

“Feja dominon në botë, sepse lexon në gazetë dhe ngjarjet kanë sfond fetar. Mua më shqetëson fanatizmi fetar. Unë kur dëgjoj imamin është shqetësuese, nuk ka punë ai me mua dhe as unë me atë. Më shqetëson dhuna akustike, ezani duhet ndaluar në Shqipëri, siç ndodh në Europë. Kundërshtimet që kam hasur më bëjnë që të flas më shumë për fenë. Unë dua një islam europian.  

Besimtarët shqiptarë duhet të na njohin të drejtën e kritikës. Shouet e mia kam dashur që të mos kenë të bëjnë me politikën. E shoh PD-në në situatë të vështirë. Klasa politike duhet t’i hapë rrugën brezave të ri. Mund të ndodhë që edhe brezat e rinj të dalin më keq, por të hapin rrugë e të shikojmë rininë. Duhen lider të rinj. Unë Ramën e konsideroj si një ndër liderët problematikë në vend. Nuk e dimë se çfarë do ndodhë me PD-në”, u shpreh Mustafa Nano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco