Erion Dasho: Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve të mjekëve për frymë

Erion Dasho: Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve të mjekëve për frymë

21:34, 29/03/2021

Në lidhje direkte me Çim Peka Live, eksperti I shëndetësisë, Erion Dasho tha ndër të tjera se Rama po përpiqet sot të fshehë të gjithë keqmenaxhimin e pandemisë me 200 mijë vaksina kineze. Ndërkohë që Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve të mjekëve për frymë.

‘Pse kështu blihen vaksinat? Del kryeministri dhe takon Phizer dhe Erdoganin. Prandaj jemi në pikën ku jemi katandisur në këtë derexhe sepse nuk vihen ekspertët të parët. Deri në dhjetor, mjekëve të familjes nuk u çoheshin as maska. Dhe u thuhej ti blinin me fonde shtesë, kur fonde shtesë nuk kishte. Pra mjekët e familjes merrnin një maskë për person në muaj.

Dhe përfundimi sot kemi 44 mjekë të vdekur. Dhe jemi nga vendet me numrin më të lartë të vdekjeve të mjekëve për frymë. Pra këtu jemi në një situatë ku nuk ke çfarë të kapësh më parë. Dhe ky sot mundohet sot ta justififojë të gjithë vonesën e tij më 200 mijë vaksinë kineze.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco