Erion Dasho: Rama po bën fushatë me vaksinat kineze që janë  të pacertifikuara

Erion Dasho: Rama po bën fushatë me vaksinat kineze që janë të pacertifikuara

21:48, 29/03/2021

Në ‘Çim Peka Live’, specialist I shëndetësisë Erion Dasho tha ndër të tjera se vaksinat kineze në Shqipëri po përdoren për fushatë elektorale nga Rama.

‘Me vaksinat kineze është shkelur rëndë ligji. Po përdoren për fushatë elektorale.Kryeministri e personalizoi çështjen e pandemisë dhe nuk dëgjoi asnjë rekomandim të ekspertëve. Situata në Shqipëri është alarmante. Vaksina kineze ende e paçertifikuar nga EMA.

Pse duhet ta marrim vaksinën nëpërmjet Turqisë, kur në Kinë është çertifikuar për përdorim emergjent?

Nëse ne do të kemi ndonjë efekt anësor prej vaksinës kineze, ku do të kërkohet llogaria?

Përkimi i fushatës së vaksinimit me nisjen e fushatës elektorale, ka qenë qershia mbi tortë nga Kryeministri.

Këto vaksina merren në shkelje të të gjitha ligjeve, për të mbuluar të gjitha dështimet e deritanishme

Vaksina kineze ka një teknologji të vjetër dhe nuk është një teknologji si Pfizer apo AstraZeneca, që i justifikon dhe çmimin.

Shqipëria është ndër vendet me shifrat më të larta të shtesës së vdekjeve gjatë vitit 2020. Kemi mbi 300 vdekje për 100 mijë banorë.

Shteti i braktisi shqiptarët. Shqipëria nuk ka të dhëna zyrtare në institucionet ndërkombëtare’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco