Dasho: Janë mbi 9 mijë vdekje shtesë, për shkak të paaftësisë së shtetit

Dasho: Janë mbi 9 mijë vdekje shtesë, për shkak të paaftësisë së shtetit

21:21, 29/03/2021

Mjeku shqiptar Erion Dasho, i cili jeton jashtë Shqipërisë, ka deklaruar në ‘Çim Peka LIVE’ se shteti i braktisi shqiptarët.

Sipas tij, kjo braktisje e shqiptarëve, të cilët u mjekuan në banesat e tyre, duke mos shkuar në spitale.

Sipas Dashos, Shqipëria është ndër vendet me shifrat më të larta të shtesës së vdekjeve gjatë vitit 2020.

‘Janë mbi 9000 vdekje shtesë.

Ose janë mbi 300 vdekje për 100 mijë banorë. Jemi ndër vendet me shtesën më të madhe të vdekjeve në botë’, tha mjeku shqiptar që jeton në Gjermani, Erjon Dasho.

‘Vendi i parë është Peruja, që ka mbi 325 vdekje për 100 mijë banorë.

Ndërsa vendi i dytë është Rusia, me 290 vdekje në 100 mijë banorë.

Shqipëria nuk ka të dhëna zyrtare në institucionet ndërkombëtare’, u shpreh Erjon Dasho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco