Ulqinaku: Nëse Rama ka pasur mundësi për t'i futur më herët, mendoj se ka gabuar

Ulqinaku: Nëse Rama ka pasur mundësi për t'i futur më herët, mendoj se ka gabuar

21:00, 29/03/2021

Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ ka treguar se çfarë di ai për vaksinat kineze.

Sipas tij, të dhënat për vaksinat kineze janë të ndryshme.

Gjatë debatit në SYRI TV, Ulqinaku u shpreh se, nëse Rama ka pasur mundësi për t'i marrë më herët vaksinat, ka gabuar.

‘Di që shumë vende kanë nisur aplikimin e vaksinës kineze. Di ato dokumente që kanë mbërritur në ISHP.

55-60 % për rastet e lehta dhe rastet e rënda mbi 90%.

Po vaksinohen qytetarët e moshave të 3-ta dhe nuk kemi pasur probleme dytësore përsa i përket kësaj vaksine.

Si teknologji është më vjetra e bërjes së vaksinës. Bëhet me një virus të dobësuar dhe është një teknologji që njihet shumë mirë edhe nga specialistët e institutit.

Është e vërtetë që nuk është certifikuar nga EMA dhe FDA.

Nëse ka kryeministri Edi Rama ka pasur mundësi për t'i futur më herët, mendoj se ka gabuar.

Prodhimi i vaksinave u bë në një kohë rekord dhe po ashtu edhe tek ne ka ardhur në kohë rekord’, është shprehur specialisti Dritan Ulqinaku në SYRI TV.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco