Erjon Dasho: Pse Rama nuk i mori që në janar vaksinat e ofruara ...

Erjon Dasho: Pse Rama nuk i mori që në janar vaksinat e ofruara ...

21:12, 29/03/2021

Mjeku shqiptar Erion Dasho, i cili jeton jashtë Shqipërisë, ka treguar detaje në lidhje me vaksinat që i janë ofruar Edi Ramës që në muajin janar, por ai i ka refuzuar.

Deklaratat mjeku Dasho i ka bërë gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

‘Zgjedhja e vaksinës kineze vjen me disa elementë shumë të dëmshëm.

Shkelja e ligjit shqiptar për futjen e ilaçeve të pacertifikuara nga EMA dhe FDA.

Pse duhet ta marrim nëpërmjet Turqisë, kur edhe në Kinë është certifikuar për përdorim emergjent.

Nëse ne do të kemi ndonjë efekt anësor, të madh, ku do të kërkohet llogaria? Në marrëveshjet me Pfizer, nëse ke probleme, atëherë kërkesën e llogarisë e bën tek Pfizer.

Sa është përqindja e vaksinës? Në Brazil është 50%, në Indonezi tek 70%, ndërsa në Turqi thonë se është tek 90%, por nuk ka dokumente për të vërtetuar këto të dhëna.

Përkimi i fushatës së vaksinimit me nisjen e fushatës elektorale, ka qenë qershia mbi tortë. Këto vaksina merren në shkelje të të gjitha ligjeve, për të mbuluar të gjitha dështimet e deritanishme.

Ne kishim mundësi më herët për të marrë vaksina. Ka indicie që në muajin Janar janë ofruar vaksina ruse në sasi të mëdha dhe vaksina perëndimore, me çmime normale.

Këto janë fjalë që janë diskutuar në rrjetet sociale. Gjatë vizitës së Ramës në Turqi, në Janar i është ofruar vaksina ruse dhe më vonë i janë ofruar vaksina perëndimore, me çmime siç është marrë Sinovac-u kinez. Kjo është një teknologji e vjetër dhe nuk është një teknologji si Pfizer apo AstraZeneca, që i justifikon dhe çmimin’, tha Erjon Dasho gjatë deklaratës së tij në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco