Vrapimi drejt përjetësisë dhe mësimi që nuk nxorëm nga tërmeti i 26 nëntorit!

Vrapimi drejt përjetësisë dhe mësimi që nuk nxorëm nga tërmeti i 26 nëntorit!

20:23, 29/03/2021

Nga Elkier Bushkolaj

“Pasiguria” në punë çdo vit shënon 30 deri në 40 viktima në Shqipëri, kryesisht në sektorë si ndërtimi apo minierat, e pavarësisht kësaj Inspektoriati Shtetëror i Punës nuk ka një plan masash për të luftuar këtë fenomen apo ndëshkuar  përgjegjësit.

33 vjeçari, Arjan Salaj, është viktima e radhës  për shkak të mungesës së sigurisë teknike në vendin e punës, teksa ai duke sakrifikuar jetën e tij, shpëtoi kolegët dhe disa punonjës të tjerë që zjarri i kapi mat në magazinat e “Caza Italia” pasditen e 23 marsit.

Temperatura në magazinë  shkoi deri në 900 gradë Celcius,  ndërkohë sipas ekspertizës paraprake, shkak I rënies zjarrit është bërë  një shkëndije elektrike në kabullin e një llampe neoni, që ka rënë më pas në kontakt me disa rroba sintetike.

Magazinat e “Caza Italia” nuk kishin sistem qendror hidrant, por vetëm një hidrant  të jashtëm që rezultoi jo efiçent, ndërkohë magazinat nuk kishin as  dalje dytësore,  e pikërisht për këto shkelje duhet të ndiqen penalisht pronarët e magazinës, por edhe zyrtarët e ISHPSHSH që kanë bërë inspektime. 

Kryeministri, Edi Rama,  përpara se  të shkonte t’i akordonte dekoratën e “Dëshmorit  të Atdheut” familjes së Arjan Salajt, duhet të ishte interesuar për fondet që kalon qeveria e tij për zjarrfikëset, a ka pasur a abuzime me tenderat dhe a janë të pajisur zjarrfikësit shqiptar me pajisje moderne për t’u përballur me raste të tilla.

Kur kryeministri nisej me avion nga Stambolli i Turqisë me pajën e vaksinave   kineze  e me ndalesë  fillestare  Aeroportin “Nëne Tereza” dhe më pas në Sheshin “Skëndërbej”, punonjësit e zjarrfikëses prej 48 orësh luftonin për të vënë nën kontroll flakët në një magazinë, brenda së cilës shkrumbohej trupi i pajetë i një heroi.

Zjarrfikësit me ato pak mjete që kishim bënë të pamundur si për shuarjen e flakëve dhe për gjetjen e trupit, por u vu re qartë se nuk kishin pajisje moderne për këtë betejë.

Pamjet e transmetuara në televizion na kujtuan çastet e para pas  të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kur zjarrfikësit ishin të parët që mbërritën në godinat e rrënuara, e përveç kokores, kishin në duar vetëm kazma,  lopata dhe një zorrë të vjetër të lidhur me  makinat zjarrfikëse, kryesisht prodhim i viteve 1990-1998.

Mesa duket nuk kemi  nxjerrë mësime nga pasojat fatale të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, pasi ndryshe tragjedia e, Arjan Salajt, edhe mund të ishte evituar.

Çdo vit  nga paratë e buxhetit harxhohen miliona euro për arredime luksoze zyrash, ndërkohë uniformave të zjarrfikësve u ka dalë boja dhe paga e tyre është më e ulëta në raport me kolegët e rajonit dhe vendeve të BE.

Firmosen çdo ditë dhjetëra tendera ku drejtorët, ministrat e prefektët porosisnin makina luksoze, kryesisht prodhim i vitit 2020, ndërkohë në rrugët e vendit na zë syri edhe zjarrfikëse të modelit “Skoda”, që janë në terren prej të paktën 30 vitesh.

Nëse do kishim investuar për kamera trupi dhe pajisje moderne për zjarrfikësit aq sa kemi investuar për studiot e ERTV apo sponsorizimet në facebook, ndoshta jetën e, Arjan Salajt, nuk do e kishim shpëtuar, por trupin e pajetë të këtij djali fisnik nuk do e kishim lënë 4 ditë në mbretërinë e zjarrit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco