U kap duke thithur hashash në banesën e të fortit të Elbasanit, kush është personi i dytë

U kap duke thithur hashash në banesën e të fortit të Elbasanit, kush është personi i dytë

19:55, 29/03/2021

Një operacion i policisë së Elbasanit vendosi në pranga ditën e sotme Ardjan Çapjan, një nga personat e shumëkërkuar në këtë qytet si edhe një person të dytë që ndodhej në banesën e tij.

Personi i dytë i arrestuar mësohet se është shtetasi Ardi Çekani, I cili u ndalua në momentin që RENEA hyri në banesën e Çapajt.

Në momentin e arrestimit, Çekani po konsumonte hashash si edhe iu gjet një sasi lëndë narkotike.

Ndaj tij tashmë rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Forcat RENEA zbarkuan këtë mëngjes në kompleksin e banesave ku jetojnë familjarët e fisit Çapja në Elbasan.

Ardjan Çapjan, akuzohet për vrasjen në vitin 2012 të Nezir e Gentian Beqirit.

Për vrasjen e babë e bir, në kërkim vijon të jetë Florenc Çapja, nipi i Ardjanit.

Të dy këta dyshohet se janë organizatorë dhe financues të krimit, pasi Gentian Beqiri në atë kohë 35 vjeç akuzohej për ekzekutimin e biznesmenit Sokol Çapja, vëllai i Ardian Çapjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.

Nezir e Gentian Beqiri u vranë brenda në banesën e tyre ku ishin nën mbrojtjen e dy efektivëve të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco