Homazhet në familjen e Arjanit/ Xhaxhai: Djali i vogël nuk di asgjë për humbjen e babait

Homazhet në familjen e Arjanit/ Xhaxhai: Djali i vogël nuk di asgjë për humbjen e babait

18:12, 29/03/2021

Xhaxhai i Arjan Salës, Naim Sala, ka treguar komunikimin e fundit me nipin e tij që tashmë do të mbajë titullin e lartë ‘Dëshmor i Atdheut’. Duke falenderuar të gjithë ata që u kanë qëndruar pranë, ai tha se djalit të vogël të Arjanit, vetëm 4 vjeëar, nuk i është thënë asgjë lidhur mbi humbjen e babait.

Ata do të përpiqen t’ia thonë atë në një moment të përshtatshëm, në një mënyrë sa më të kujdesshme.

“Dhimbja është shumë e madhe, dëshmori i atdheut u jepet njerëzve që japin jetën për atdheun dhe për të tjerët. Jam krenar për këtë, vetëm djalin nuk e kthejmë dot. Arjani që në moshë të re ka treguar se ka qenë fjalëpak dhe punëshumë, kishte një shoqëri shumë të madhe, djem të punësuar dhe familjarë, ishte një djalë që e donin të gjithë. Ka qenë i nderuar në secilën punë ku ka shkuar, e donin dhe i donte.

Ai ka qenë i vendosur për t’u futur brenda, për të shkuar për të nxjerrë ata njerëz nga flaka. Kemi komunikuar bashkë para disa ditëve, dhe më tha ”na ke harruar fare, hajde të pimë ndonjë kafe”. Djali është katër vjeç, për momentin e kemi larguar nga shtëpia, nuk ia kemi treguar akoma, që të mos pësojë shok.

Të më falin shqiptarët që po na ndjekin, por me të krenarë janë shumë të tjerë, pasi ai hyri për të shpëtuar, nuk ka mbetur bir nëne në Republikën e Shqipërisë që të mos shprehi diçka për Arjanin, e kemi përkrahjen e Arjanit”, u shpreh xhaxhai i Arjan Salës, për Fax News.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco