VIDEO/ Trafiku pushton Tiranën, e pamundur të futesh në kryeqytet me makinë

VIDEO/ Trafiku pushton Tiranën, e pamundur të futesh në kryeqytet me makinë

18:17, 29/03/2021

Trafiku është paraqitur i rënduar në Tiranë gjatë gjithë ditës së hëne, ku rrugët hyrëse dhe ato që të dërgojnë në qendër kanë qenë të ngarkuara dhe qytetarët kanë pritur me orë të tëra për të shkuar në destinacion.

Trafiku në kryeqytet është futur në kaos total, teksa këtë të hënë duheshin ore të tëra për të arritur në destinacion. Pamjet që të ofron kryeqyteti janë ato të një kaosi urban ku mijëra mjete e qytetarë janë detyruar të qëndrojnë të bllokuar në trafik. Në kaosin e trafikut të bllokuara edhe dhjetëra ambulanca.

Punimet në Unazën e Madhe dhe në rrugët e lagjeve në zonën e Astirit dhe Yzberishtit në të njëjtën kohë, për efekt të fushatës elektorale, janë bërë shkak për rëndimin e situatës, që vazhdon prej muajsh.

Mëngjesi i kësaj të hëne, gjeti të bllokuar nga Trafiku të gjitha rrugët hyrëse për në Tiranë, i rënduar trafiku paraqitej në rrugën Dritan Hoxha, Rrugën e Kavajës dhe segmente të tjera që të dërgojnë në qendër.

Sipas ekspertëve, janë një sërë problematikash që shkaktojnë situatën e rënduar, që lidhen me punimet pa plan, me sinjalistikën e gabuar dhe keqmenaxhimit të trafikut.

Nga ana tjetër, ndryshimet e bëra në rrugën e Durrësit dhe shtimi i korsive të biçikletave pa një plan të mirëfilltë, duke sjell ngushtim rrugësh ndikon në situatën e krijuar prej muajsh në rrugët e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco