Ambasada e SHBA ngushëllon familjen e Bashkim Finos

Ambasada e SHBA ngushëllon familjen e Bashkim Finos

12:51, 29/03/2021

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e Bashkim Finos.

Mesazhi i ambasadës së SHBA:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme.

Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike.

U prehtë në paqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco