Arrestohen 3 iranianë në Qafë-Thanë, po hynin në Shqipëri me dokumente false

Arrestohen 3 iranianë në Qafë-Thanë, po hynin në Shqipëri me dokumente false

12:22, 29/03/2021

Policia e Pogradecit ka arrestuar 3 shtetas iranianë në pikën kufitare të Qafë-Thanës , të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Sipas njoftimit të policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Isein Tebrizi, 24 vjeç, Muhatar Necefi, 25 vjeç dhe Ali Necefi, 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Këta shtetas janë paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Qafë Thanë, Pogradec

Arrestohen 3 shtetas iranianë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. T., 24 vjeç, M. N., 25 vjeç dhe A. N., 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Këta shtetas janë paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco