Basha anulon takimet, Presidenca ul flamujt në gjysmë-shtizë

Basha anulon takimet, Presidenca ul flamujt në gjysmë-shtizë

11:22, 29/03/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anuluar axhendën e ditës së sotme të fushatës elektorale në qytetin e Fierit. Vendimi i Bashës ka ardhur në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të parakohshme të socialistit Bashkim Fino, i cili gjithashtu ishte deputeti i qarkut të Fierit.

Mësohet se kryedemokrati i cili do të zhvillonte një takim elektoral në Fier këtë të hënë, është kthyer nga rruga duke e anuluar aktivitetin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu, kryetari i Partisë Demokratike të Fierit Luan Baçi, në një postim në rrjetet sociale shkruan se sot, do të respektohet dita e zisë kombëtare në nder të deputetit Bashkim Fino.

Në nderim të ish-kryeministrit Bashkim Fino, institucioni i Presidencës ka ulur flamurin kombëtar në gjysmë shtize.

Qeveria shqiptare e ka shpallur 29 marsin, ditë zie kombëtare në nder të deputetit socialist, ish-kryeministrit dhe politikanit të njohur Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta pasi e humbi betejën me koronavirusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco