FOTO/ Xhixho me banorët e njësisë 2 në Tiranë: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë dita e ndryshimit

FOTO/ Xhixho me banorët e njësisë 2 në Tiranë: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë dita e ndryshimit

19:57, 28/03/2021

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, ka zhvilluar takime me banorë të njësisë bashkiake numër 2 në Tiranë.

Xhixho thekson se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë dita e ndryshimit për Shqipërinë.

Postimi i nënkryetares së LSI-së Erisa Xhixho:

Çdo ditë që kalon më forcon bindjen se 25 prilli do të jetë padyshim dita e ndryshimit. Në takimin e ditës së sotme në njësinë bashkiake nr.2 refreni i bisedës me secilin qytetar është urgjenca e largimit të kryeministrit që rrënoi vendin dhe çdo familje.

Në rrugën ‘Ali Visha’ ke të njëjtën panoramë si në gjithë Tiranën, infrastrukturë e keqe, papunësi, biznes i falimentuar, qytetarë në mjerim, të rinj që duan të largohen nga vendi…

Qytetarët nuk mund të falin abuzimin, papunësinë, mashtrimin, emigrimin e detyruar.

Jam besimplotë se më 25 prill të gjithë do jemi që në mëngjes herët në radhë në kutitë e votimit për të votuar LSI me programin e saj për ndryshimin që të gjithë mezi e presim.

#shqipëriashtëpiajonë

#voto nr.6 LSI

#voto nr.2 Erisa Xhixho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco