‘Rilindja ka persekutuar Shkodrën’, Bushati: 25 prilli momenti t’i japim fund degradimit

‘Rilindja ka persekutuar Shkodrën’, Bushati: 25 prilli momenti t’i japim fund degradimit

18:58, 28/03/2021

Në ditën e parë të hapjes zyrtare të fushatës, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati zhvilloi një takim me banorë në lagjen Perash, ku ai lindi dhe u rrit. Sot ai kthehet me një sfidë të madhe, duke kërkuar mbështetje për Partinë Demokratike, e cila sipas tij do t’iu japë zgjidhje problemeve të mëdha në këtë zonë.

Bushati shpalosi programin e partisë demokratike dhe theksoi faktin se qyteti i Shkodrës është qyteti më i persekutuar në Shqipëri sa i takon investimeve nga qeveria.

Ai iu premtoi banorëve se Partia Demokratike, angazhohet që në qendër të vëmendjes të ketë familjen shqiptare, mbështetjen ndaj biznesit, mbështetje ndaj të rinjëve, si dhe do të luftojë krimin dhe korrupsionin.

Fjala e plotë e Helidon Bushatit:

Mirë se ju gjeta. Është gjithmonë emocion, kur njeriu me cfarë do lloj titulli kthehet në lagjen e vet. Unë nuk jam shkëputur ndonjëherë, por kthehem me një detyrë të ngarkuar nga partia si drejtues politik i qarkut, i pari i listës si deputet. Jam i njëjti që kam qenë edhe më përpara, thjeshtë me përgjegjësi më të madhe , përgjegjësi më të madhe që besoi që ju ma lehtësoni. Kur ju shoh këtu ndihem më mirë, si cdo person kur shikon rreth e rrotull vetes miq, disa prej të cilëve i njeh prej 40 vitesh vecse ndihet mirë, ndihet mirë edhe për faktin që i ka pas miq të mirë 40 vjet përpara, në një periudhë tjetër i gjen edhe sot si simpatizant, mbështetës, anëtar dhe persona me detyrë të partisë demokratike.

Ka 8 vite që Rilindja po na nëpërkëmbë, po nëpërkëmbë Shkodrën prandaj 25 prilli është një moment ndarjet midis ndryshimit aq shumë të nevojshëm apo vazhdimit të shkatërrimit, shkatërrim i cili po prek jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërisë.

Image

Sot, secili prej nesh prek varfërimin, shkatërrimin , degradimin, largimin, braktisjen e Shkodrës. Sot, qeveria e Edi Ramës po aplikon politikën e lakut në fyt për të gjithë ne , po na varfëron , shkatërron . Me çfarë qëllimi? Me qëllimin që të na nënshtroj por 25 prilli është momenti kur ne do largojmë Edi Ramën, do votojmë për partinë demokratike dhe do të fillojmë një periudhë të re për Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë. Është e nevojshme, jo për Ramën apo për Bashëen është e nevojshme për familjet tona, është e nevojshme për Shkodrën tonë, që kjo qeveri të largohet. Ne jemi vet dëshmitar të degradimit të Shkodrës. Më vjen keq ta them por kur dal nëpër rrugicat që jam lindur e rritur, leviz tani shoh braktisje, shoh shpopullim, secili prej jush e shikon që rrugicat më jetën e mëpërparshme, gjallërinë dhe kjo ka ndodh në 8 vitet e fundit.

A ka ndodh vetëm në lagjen tonë? Nuk ka ndodh vetëm në lagjen tonë, ka ndodh në të gjithë Shkodrën e të gjithë Shqipërinë. Por ne jena një ndër lagjet e vjetra, në qendër të qytetit. Kur kjo gja ndodh në qendër të Shkodrës, ca ndodh në zonat më periferike, në zonat me problematike?

Atje problem është më i rëndë . Shohim bizneset, në çdo rrugë të Shkodrës edhe në rrugët në arteriet kryesore të Shkodrës, ajo që vihet re janë tarabat e mbyllura. Me kalu tek rruga e Koplikëve, më ka taku me kalu 2-3 herë kohët e fundit më përpara nuk kishe mundësi me lëviz me makinë nga gjallëria, numri njerëzve dhe bizneseve sot mund të rrish dhe shikon që kalojnë shumë rrallë njerëz.

Është diçka e prekshme në qendër të Shkodrës. E njëjta është edhe në Gjuhadol, Xhabije, Sarreq , Kiras, Zdrale, gjithandej shihet varfërimi, degradimi, shpopullimi dhe varfërimi i këtij qyteti.

A është e drejtë kjo? A mund ta lejojmë ne këtë situatë, ne të gjithë bashkë duhet ta ndryshojmë këtë situatë, për të mirën e përgjithshme, vetëm ne mund ta ndërrojmë situatën. Ne duhet të largojmë një orë e më parë Edi Ramën, në mënyrë që fëmijët tonë, familjet tona, bizneset, fermerët, qytetarët e Shkodrës të fillojnë të marrin frymë lirshëm. Sot, Shkodra është qyteti më i persekutuar në Shqipëri, marrim investime sa merr Tepelena apo Roskoveci, ky është një diskriminim i këtij qyteti. Largohen drejtoritë kryesore, drejtoria arsimore, rajonale bordi i kullimit, e arkivave, largohen nga qyteti.

Qyteti që i ka dhënë disa nga ministrat më të iluminuar, disa nga ministrat më të suksesshëm të historisë së Shqipërisë, duke filluar me Luigj Gurakuqin, me Koliqin, me Hilë Mosin shkon në Lezhë. Ky është trajtimi që Edi Rama i bënë qytetit tonë, ky është trajtimi që qeveria e Rilindjes ka rezervuar për Shkodrën .

Partia Demokratike paraqitet me programin e saj. Bazat e këtij programi janë ekonomia e familjeve, mbrojtja e bizneseve, mbrojtja dhe politikat në favor të rinisë, mbrojtja dhe politikat në favor të fermerëve, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj monopoleve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco