Basha poston videon: Ka gjëra që mund të jenë pjesë e imagjinatës, por…

Basha poston videon: Ka gjëra që mund të jenë pjesë e imagjinatës, por…

15:14, 28/03/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ditën e katërt të fushatës elektorale ka ndarë një tjetër spot elektoral, ku ka shpalosur dhe disa prej premtimeve të tij.

Ai thekson se krijimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave është e mundur, ashtu siç është dhe anëtarësimi në BE.

“Mbylli sytë dhe imagjino!

Imagjino sikur Shqipëria fiton kupën e botës. Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në 2-vjetorin e vajzës tënde. Imagjino Messin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Ronaldo me Partizanin. Ej, ndal! Ça gjera janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur! Krijimi i vendeve të punës ëshë i mundur, futja në BE është e mundur. Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshimin në 25 prill.”, -thuhet në spotin e Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco