Cinizmi i Ramës prek majat: Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës…

Cinizmi i Ramës prek majat: Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës…

12:42, 28/03/2021

Kryeministri Edi Rama nuk harron të shfaqet cinik, edhe kur nuk e kërkon aspak situata.

Si organizator dhe i ftuar i qenësishëm i ceremonisë së nënshkrimit të kontratave për 10 familjet  nga Kombinati, që do të futen në banesë të re, Rama e pati të pamundur të mos ndalej në hapjen e fushatës elektorale  të Partisë Demokratike.

Nuk i mjaftoi të fliste për arritjet e tij madhore, rindërtimin dhe sigurimin e vaksinave.

Ndonëse paradoksalisht me deklaratat se i duhet një mandat i tretë, pasi ka punë, shumë punë, pikërisht për ngritje banesash e eleminimin e armikut të padukshëm.

Rama u tall me jetën, njerëzit, me pjesë që ushtrojnë veçse të drejtën, kur zgjedhin të mos votojnë Partinë Socialiste.

“Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës. Shpresoj që të mos përfundojnë të bëjnë mitingun e mbylljes te Shefqet Ndroqi”, – u shpreh kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco