PS hap të enjten, fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit

PS hap të enjten, fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit

13:08, 24/03/2021

Partia Socialiste hap të enjten zyrtarisht, fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Hapja e fushatës do të bëhet nesër në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe më pas do të vazhdojë qark më qark nga Kryetari i PS-së Edi Rama, që do të prezantojë kandidatët.

Pasditen e djeshme, Rama bëri prezantimin e kandidatëve socialistë për deputetë në Tiranë të ose asaj që ai e quajti "Skuadra e Tiranës", për të cilën tha se ishte "në lartësinë e pritshmërisë së publikut, të të gjitha moshave, të të gjitha kategorive për të patur një zgjedhje e cila në bazë të sistemit të ri zgjedhor, nuk është vetëm një zgjedhje për Partinë në tërësi, por është dhe një zgjedhje preferenciale për një kandidat apo një tjetër."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco