Incidenti me Ramën në Vjenë, djali i Neritan Cekës lë shtetësinë shqiptare

Incidenti me Ramën në Vjenë, djali i Neritan Cekës lë shtetësinë shqiptare

13:14, 24/03/2021

Djali i Neritan Cekës lë shtetësinë shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lënien e shtetësisë të Egin Cekës, djalit të Neritanit.

Egin Ceka u bë i njohur për publikun tetë vite më parë kur u përfshi në një incident me Edi Ramën, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i PS-së në opozitë.

Para 8 vitesh Egin Ceka akuzoi Edi Ramën se gjatë një aktiviteti në Akademinë Diplomatike të Vjenës i kishte shkulur veshin duke e cilësuar edhe si një incident diplomatik pasi në atë kohë, Ceka ishte diplomat shqiptar në misionin e Shqipërisë në OSBE.

Për këtë ngjarje reagoi edhe parlamenti i Shqipërisë, ku nën drejtimin e Jozefina Topallit ngriti një komision hetimor.

Tani pas tetë vitesh, Ceka lë shtetësinë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco