Shehi në Elbasan: Si u kthyen qytetin e Normales, në fotokopje të Palermos '80

Shehi në Elbasan: Si u kthyen qytetin e Normales, në fotokopje të Palermos '80

11:57, 24/03/2021

Dashamir Shehi, kandidati i PD në Tiranë, e ka parë me shqetësim të thellë degradimin e Elbasanit, nga një vatër historikisht e arsimit, në një qytet të marrë peng nga bandat me vrasjet mafioze, që tashmë të kujton Palermon e viteve 80  

"Prej 8 vitesh, Elbasani fatkeqësisht është kthyer në qytetin e bandave të lidhura me qeverinë, që sfidojnë qytetarët dhe policinë, - tha Shehi kur prezantoi në këtë qytetet Gladiola Çalën, përfaqësuesen e LZHK-së në listën opozitare.

"Vrasjet mafioze të këtyre tetë viteve, qytetin e Normales e kthyen në një fotokopje të Palermos së viteve 1980, ku jeta e një të riu nuk vlente më shumë se prishja e pazareve të drogës, - nënvizoi Shehi. -  Në qytetin e Normales dhe Aleksandër Xhuvanit, qytetarët e thjeshtë shpresën e vetme për të nxjerrë bukën e gojës e kanë nga shitja e ballokumeve, sepse paratë e qeverisë janë të destinuara për njerëzit e lidhur me bandat, te cilët i përcaktojnë Bashkisë tenderat që duhet të miratojë e rrëzojë. Nuk ka investime në Elbasan që kanë në fokus rritjen e mirëqenies, teksa varfëria ecën paralelisht me ndotjen."

"Dje, - vijoi Shehi, - prezantuam Gladiola Çalën, përfaqësuese e LZHK në listën opozitare, ku së bashku me Gazmend Bardhin u zotuam se programi ynë është angazhim dhe jo premtim! Me 25 prill do t’ia rikthejmë dinjitetin Elbasanit dhe qytetarëve te tij!"./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco