Kërkon babain 70 ditë nëpër spitale e gjen të vdekur…kjo është shëndetësia e degraduar e Ramës

Kërkon babain 70 ditë nëpër spitale e gjen të vdekur…kjo është shëndetësia e degraduar e Ramës

08:51, 24/03/2021

Nga Orjola Pampuri/

Në 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës, prioritet ishte propaganda, premtimet boshe dhe permbushja e interesave përsonale të tij dhe miqve të tij.

Një ndër sektorët e dështuar nga keqmenaxhimi i kesaj qeverie është ai shendetësor, problematikat e të cilit dolën hapur në pah gjatë ketij viti të pandemisë. Mungese totale transparence brenda spitaleve covid, ku të dhënat e pacienteve u mbajtën nën kontroll nga njerëz afër Ramës, heshtjen e të cilëve e shpërbleu më së miri. Tendera sekretë, abuzime me çmimet e paisjeve anticovid, lënia e situatës në rënie të lirë, duke venë në rrezik shendetin e qytetarëve, janë disa nga faktet që tregojnë dështimin e sistemit shendetësor, menaxhuar nga qeverisja e 8 viteve të Edi Ramës. Dhe se fundmi i shtohet dhe skandali i denoncuar nga emisioni BOOM, në Ora Neës, ku vajzës së pacientit të ndjerë i duhej të sorollatej për ditë të tera, në kërkim të babait, sa në Spitalin e Vlorës, në spitalet e Tiranës, ku mesoi që babai, për të cilin prisnin me shpresë të shërohej, kishte më shumë se 2 muaj që kish ndërruar jetë.

Kjo është shendetësia e degraduar e Edi Ramës, e cila nxjerr zbuluar propagandën boshe të 8 viteve të qeverisjes së tij.

Mjaft më, me mashtrime.

#ShqiperiaFiton me 25 Prill, me një qeveri që punon për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco