Dashamir Shehi: Projektet e Ramës fantazira. Më zë koka kur mendoj gropën financiare që do lerë

Dashamir Shehi: Projektet e Ramës fantazira. Më zë koka kur mendoj gropën financiare që do lerë

23:15, 23/03/2021

I ftuar në A-Show me gazetarin, Adi Krasta, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha ndër të tjera se Rama po premton në fundin e mandatit të dytë si në përrallat e mbretit lakuriq.

‘Politika dhe pushteti janë dy gjëra të ndryshme.

Të gjithë projektet e Ramës, janë fantazira, që nëse investon në to mund të mbyllen pas 10 vitesh

Rama flet pas 8 vitesh për ujin e pijshëm, kur duhet të ishte bërë me kohë.

Këto janë përrallat e mbretit lakuriq.

Më merr frika kur mendoj se çfarë shteti do të lërë Rama.

Do të jetë një gropë financiare, ku do të jetë e vështirë të dilet. Rama ka mbaruar fushën me të cilën mund të luajë. Ka konsumuar çdo temë, të cilat edhe ato kanë qenë jashtë realitetit.

Një fashë e madhe e popullsisë mendojnë se janë rehatuar me këtë qeveri, sepse janë përfitues nga korrupsioni.

Ata që ndihen rehat me të keqen,  justifikohen për të mbuluar turpin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco