‘Misioni im’, Basha: Emocion i veçantë teksa qytetarë të shumtë merrnin letrën time drejtuar shqiptarëve

‘Misioni im’, Basha: Emocion i veçantë teksa qytetarë të shumtë merrnin letrën time drejtuar shqiptarëve

22:28, 23/03/2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar me promovimin e librit të tij të parë ‘Misioni im’, ku ka konkretizuar në rreshta, vizionin e tij për Shqiprinë evropiane.

Qytetarë të shumtë, intelektualë, profesionistë, studentë dhe aktivistë kanë treguar interes të lartë për të lexuar librin ‘Misioni im’, gjë e cila ka krijuar një emocion të veçantë për kreun e demokratëve.

‘Ishte një emocion i veçantë të flisja sot me shumë qytetarë, intelektualë, profesionistë, studentë dhe aktivistë që dëshironin të merrnin letrën time të hapur për të gjithë shqiptarët’, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Ishte një emocion i veçantë të flisja sot me shumë qytetarë, intelektualë, profesionistë, studentë dhe aktivistë që dëshironin të merrnin letrën time të hapur për të gjithë shqiptarët.

Në fakt, ky është qëllimi i këtij libri: të ndaj me qytetarët atë që unë ndiej se është misioni im ndaj vendit. Ajo që duhet të jetë dhe mbetet misioni im, është pikërisht kthimi i besimit në politikën e normalitetit, ku politikanët zgjidhin probleme pa teatër.

Jam shumë i kënaqur që gjithnjë e më shumë qytetarë po i bashkohen kësaj pikëpamjeje. Në dekadën që kemi nisur, përmes politikës normale, Shqipëria do të përmbushë hapat e mbetur për t'u anëtarësuar plotësisht në BE.

Këto zgjedhje janë pikërisht për këtë: për të ardhmen e Shqipërisë europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco