Bushati: E prisja përjashtimin tim nga Rama, qëndrimet e mia të hapura

Bushati: E prisja përjashtimin tim nga Rama, qëndrimet e mia të hapura

21:39, 23/03/2021

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV është shprehur se vendimi i Edi Ramës për ta përjashtuar nga lista e kandidatëve të PS-së, nuk ishte i papritur për të.

Bushati u shpreh në SYRI TV se e kishte pritur këtë vendim të Ramës.

‘Nuk ka qenë një çështje e cila më ka gjetur e papërgatitur.

Vetes i njoh disa instikte dhe nuhatje në politikë dhe e kam pritur se do të vinte ky vendim i Edi Rama do të më përjashtonte nga lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Në gjykimim tim e shikoj të padrejtë këtë vendim, një vendim i pambështetur në një logjikë normale, pasi i referohem mënyrës se si kam në politikë, kontributim tim në PS, për rezultatet në zgjedhje në Tiranë dhe për rezultet historike të PS në Shkodër në zgjedhjet e 2017.

Qëndrimet e mia, pavarësisht funksioneve që kam mbajtur, qoftë edhe në ata mbledhje në PS apo në qeveri, kanë qenë shumë të qarta si për pyetjet që ju më ushtruat, sidomos për influencën e krimit në politikë dhe përqendrimi i pasurisë në një rreth të vogël njerëzish’, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco