Bylykbashi flet me emra: KQZ nuk skualifikoi në Durrës 3 kandidatë të PS të lidhur me krimin

Bylykbashi flet me emra: KQZ nuk skualifikoi në Durrës 3 kandidatë të PS të lidhur me krimin

21:40, 23/03/2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të Partisë Demokratike, por PS njoftoi se do ta dërgojë në Kolegjin Zgjedhor. I ftuar në Radarin Informativ në ABC përballë Jonida Shehut, kandidati i PD-së listën e Durrësit, Oerd Bylykbashi u shpreh se KAS sot vendosi të drejtën në vend.

“Së pari është vënie në vend e të gjithë atyre kandidatëve që garojnë me PD-në, së dyti u mundëson zgjedhësve të drejtën e tyre Kushtetuese.

Ligji nuk vendos një kufi. Ky vendim i KAS-it sot erdhi në një moment ku vendosi në vend një të drejtë, pasi nuk ka tavan për listën” tha ai. Por a ka mundësi tani që edhe PS të shtojë emrat në listë? “Nuk e bën dot më se është mbyllur historia. Kishte mundësi, tani nuk ka më”.

E ndërsa modeli i fletës së votimit po shkon drejt vendosjes së emrave sikur e kërkon PD dhe jo me numra që ishte qëndrimi i parë i PS-së, Oerd Bylykbashi shpjegoi nëse fleta është e pavlefshme kur votohet partia dhe jo kandidati dhe e kundërta, që pritet që të jetë debati i radhës mes palëve.

“Mund të vendosë kryq vetëm te partia dhe vota vlen. Jo domosdoshmërisht dy kryqe, mund ta vendos vetëm te kandidati dhe jo te partia dhe fleta është e vlefshme.

Nuk ka interpretim, kjo është e shkruar në ligj. Zgjedhësi përzgjedh subjektin dhe shkon te kandidati, mund të mos zgjedhë asnjë, dhe madje edhe nëse ka më shumë kryqe te kandidatët, fleta i vlen partisë” tha ai.

Të hënën KQZ i dërgoi për verifikim prokurorisë 12-të kandidatë, mes tyre 4 të PD. Por cfarë komenti ka Oerd Bylykbashi për këtë kur në fakt kanë sulmuar në 8 vite PS-në për kriminalizim të listave?

“KQZ nuk ka çuar për verifikim të paktën tre emra, që në Durrës janë ushtarët e krimit të organizuar, asnjë nuk u dërgua, ishin edhe në parlament. Përpjekja për të balancuar numra e Ramës është e kotë. Ju do të shihni cfarë do të dalë. Ligjin e kemi bërë ne dhe jo PS”.

Rezart Tusha? “Ka bërë deklarimin, e ka deklaruar dëbimin dhe pretendimi që ngre PS, madje kërkesën për verifikim e ka bërë vetë PD. Shqiptarë që janë dëbuar për çështje emigracioni ka pafund.

Ndërkohë kemi Tom Doshin, që ka dy motive, rrethana që duhet të ishte ndaluar nga KQZ, dëbimi nga SHBA, kjo është një damkë nga SHBA, gjithashtu një vendim ka marrë edhe një gjykatë australiane” tha Oerd Bylykbashi.

Në fund ai komentoi edhe garën në Durrës, ku akuzoi se qyteti është kthyer si në 2005 për përplasjen e bandave. Një nga kartat e forta të qeverisë është rindërtimi, por Oerd Bylykbashi akuzon se “Rama po ofron shtëpi me skadencë 3 mujore. E dëgjua një sot që iu dhanë çelësat në dhjetor dhe tani fut ujë, shtëpi prej kartoni” tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco