Vaksinën e Ramës nuk e duan as rusët, tallja e Putinit me injeksionin

Vaksinën e Ramës nuk e duan as rusët, tallja e Putinit me injeksionin

20:22, 23/03/2021

Qeveria e Edi Ramës i ka hapur dyert vaksinës ruse Sputnik V, e cila ka mbërritur si dhuratë nga arabët në Shqipëri.

Por këtë vaksinë nuk po e përdorin as vetë rusët, edhe pse Rusia është një nga vendet më të goditura nga pandemia.

Sipas BBC, vetëm 5 përqind e rusëve të rritur e kanë marrë këtë vaksinë, në total 6.3 milionë persona.

Rrjeti britanik shkruan se interesi në vend për këtë vaksinë është shumë i ulët dhe po bie vazhdimisht. Mbi 62 përqind e popullsisë thonë se nuk do e marrin pasi druhen nga efektet anësore.

Nga ana tjetër, për të nxitur qytetarët që të vaksinohen, presidenti Vladimir Putin ka thënë se do të vaksinohet publikisht. Por Kremlini tha se Putini është vaksinuar, por nuk ka preferuar të dalë përpara kamerave.

BBC ironizon duke theksuar se njeriu që ka dalë përpara kamerave i zhveshur, duke bërë patinazh, mbi kalë dhe duke fluturuar me parashutë, refuzoi të dilte para kamerave.

Fillimisht Putini ishte shprehur se do priste për vaksinën derisa ajo të cilësohej e sigurt. Më pas tha se ai do të presë vjeshtën. Ndërsa më vonë deklaroi se ai nuk është majmun që të vaksinohet para kamerave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco