Artan Grubi uron Bashën për librin: Shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre politik në mënyrë të lirë dhe demokratike

Artan Grubi uron Bashën për librin: Shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre politik në mënyrë të lirë dhe demokratike

20:42, 22/03/2021

Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi gjatë takimit në Selinë Blu me kreun e opozitës, Lulzim Basha, e ka uruar këtë të fundit edhe për librin e tij të sapo publikuar ‘Misioni’.

‘Zotit Basha gjithashtu i urova edhe për librin e tij të botuar sot, duke i uruar shumë suksese, shumë shëndet, një fushatë të mbarë për gjithë Shqipërinë dhe uroj që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë që në mënyrë të lirë, të drejtë demokratike, të shprehin vullnetin e tyre politik në zgjedhje shembullore dhe bashkërisht Shqipëria me Maqedoninë e Veriut të hapin dyert për integrim në Bashkimin Europian që në Këshillin e Bashkimit Europian në muajin qershor.’-u shpreh Grubi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco