Bardhi: Rama dhe Balla me eskortë kriminelësh pas vetes, ja çfarë ndodhi dje në Elbasan

Bardhi: Rama dhe Balla me eskortë kriminelësh pas vetes, ja çfarë ndodhi dje në Elbasan

23:14, 15/03/2021

Në Çim Peka Live, Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi, ka sqaruar edhe përplasjet e dhunshme që ndodhën ditën e djeshme në këtë qytet midis eksponentëve të krimit në Elbasan të cilët shoqëronin Rama dhe simpatizantëve të Bashës.  

‘Se çfarë ndodhi dje në Elbasan ëshët sigurisht e filmuar. Ne kemi njoftuar për vizitën e Z. Basha në këtë ditë në qytetin e Elbasanit. Kishim një aktivitet në orën 10.00 te ish-Turizmi në Elbasan dhe qytetarët kishin dalë që të prisnin Z. Basha.

Në mënyrë të paprecedentë më 30 vite, kryeministri Rama i shoqëruar nga banditë dhe nga anëtarë të një grupi të njohur të krimit në qytetin e Elbasanit, shëtiste në qytet dhe provokuan qytetarët. Slogani politik ‘Rama ik’ shoqëron vizitën e Z. Basha në çdo qytet të Shqipërisë, sikundër në çdo qytet ku qytetarët shikojnë Ramën, slogani ‘Rama ik’ është i pranishëm.

Në nuk kishim dijeni që Z. Rama do ishte në qytet në atë orë. E kemi marrë vesh pasi kishim përcaktuar agjendën e kryetarit të Opozitës.

Ishte një skenar i përgatitur me kujdes nga Edi Rama dhe Taulant Balla për të frikësuar qytetarët e Elbasanit. Ky është i vetmi skenar që u ka mbetur për të kërcënuar qytetarët e Elbasanit në mungesë të llogarisë për 8 vite keqqeverisje.

Se pari nuk ka patur thirrje ‘Rama ik’ në Bulevard. Duke qenë se Basha ka pasur një takim te ish-Turizmi, qytetarë kanë qenë të vendosur përballë ish-hotelit. Nuk ka pasur asnjë provokim ndaj z. Rama. Kur je në një pozicion politik mund të ketë që edhe nuk të kanë qejf, por kjo nuk duhet të sjellë asnjë reagim të dhunshëm. Por duhet të jetë një shprehje e mendimit të lirë të çdo qytetari që mirëpret ose që nuk mirëpret vizitën e çdo politikani në qytetin e tij. Ajo që është e pashpjegueshme dhe që nuk ka ende asnjë sqarim nga Kryeministri apo drejtuesi poltik i Elbasanit Taulant Balla është pse këta gangsterë, banditë të mirënjohur në qytetin e Elbasanit, ishin eskorta shoqëruese e Edi Ramës.

Pëer çfarë arsye individë me rekorde të rënda kriminale ishin eskortë shoqëruese e Edi Ramës në Elbasan? Askush nga simpatizantët e z. Basha apo mbështetës të PD nuk kanë vënë asnjë sekondë në rrezik apo të kenë fyer apo ofenduar Edi Ramën, edhe pse mllefi dhe mërzia e tyre ndaj asaj që ka ndodhur në 8 vite keqqeverisje dhe për braktisjen mund të lejonte edhe fyerje dhe ofendime.

Edi Rama shoqërohet në vizitën e tij në ditën e Verës nga eksponentë të krimit të organizuar. Pastaj sajimet nga një person që është një manipulator i mirënjohur poltik nuk e ndryshojnë dot të vërtetën.

Ata janë i vemi ekip në qytetin e Elbasani dhe në qarkun e Elbasanit.

Sepse Edi Rama është i vetmi njeri që është i interesuar që këto zgjedhje ti kthejë në akte dhune.

Nuk kanë se çfarë ti thonë qytetarëve të Elbasanit. Ata jetojnë dhe e shikojnë me sytë e tyre. Nuk kanë asnjë bilanc pune në qytetin e Elbasanit.

Nuk mund të fitohen zgjedhjet me shantazhe dhe kërcënime ndaj qytetarëve.

Më 25 prill do ta ndëshkojmë Edi Ramën që të vetmin model në këto 8 vite ka bashkëpunimin me krimin.

Nuk ka pasur asnjë punonjës policie për të ndërhyrë gjatë dhunimit që këta eksponentë të krimit të organizuar u bënë qytetarëve të Elbasanit.

Kjo është arsyeja që sot bashkë me ekipin e kandidatëve për deputetë të këtij qarku kemi bërë një deklaratë, ku i kërkojmë policisë dhe prokurorisë që të zbatojnë ligjin.

Por unë shikoj nga pasivitet nga ana e policisë që nuk heton asnjë nga këto eksponentë të krimit të organizuar që është i përsfirë në fushatën zgjedhore në llogari të PS, Edi Ramës dhe të Taulant Ballës.

Në këtë moment kemi një mungesë veprimi nga ana e policisë së shtetit, nga çdo drejtues i policisë së qarkut të Elbasanit.

Krimi në Elbasan ka mbështetje nga Edi Rama dhe Taulant Balla.

Askuh nuk ka asnjë mundësi të intimidojë mbështetësit e PD.’

    

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco