Bushati ‘çmend’ Pezën: Po luani nga mend të kokës, po ju tërbon flamuri i PD

Bushati ‘çmend’ Pezën: Po luani nga mend të kokës, po ju tërbon flamuri i PD

22:07, 15/03/2021

Analisti Andi Bushati ka komentuar përplasjen e ndodhur në Elbasan dje mes simpatizantëve të PD dhe PS-së.

I ftuar në emisionin ‘Open’, Bushati komentoi pamjet e publikuara nga sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, duke mos i kursyer edhe tonet e ashpra.

Përplasja mes Bushatit dhe Pezës:

Bushati: Provokimin e bëri PD-ja me ‘Rama ik’! Iu përgjigj me banditët maxhorannca. Reagim është ky? Nuk ka vend në botë që kryeministri nuk ka kundërshtarë. Dallimin e bën përgjigjia. Shiko banditin atje, mos më bëj mua teori. Banditët janë të gjithë njësoj. I ke dhe banditët me vete. Ore shiko banditin, me shaminë e Edi Ramës në xhep. Kështu do fitoni ju? Po ti gëzoni mo? Shikoji mo ku i ke. Nuk vij këtu për të bërë teatër këtu.

Alfred Peza: Basha nuk ka bërë mitingje kur ia kërkonin, do t’i bëjë sot. Në Ditën e Festës Pagane. PD u nis për të provokuar, dhe provokuan.

Bushati: Thanë disa njerëz ‘Rama ik’ dhe iu sulën banditët. Një kryeministër që shoqërohet me banditë dhe ata janë sot të lirë, ça debati ka këtu se nuk e kuptoj. Mua më shqetësojnë banditët.

Alfred Peza: Edhe mua, madje më shumë se ti.

Bushati: Ore po quani flamurin e PD provokim. Po luani nga mend të kokës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco