Meta: Mu kujtuan nënat me foshnje të Bregut të Lumit që u bombarduan me gaz, ja si ndodhi përplasja në zyrat e FRD

Meta: Mu kujtuan nënat me foshnje të Bregut të Lumit që u bombarduan me gaz, ja si ndodhi përplasja në zyrat e FRD

21:17, 15/03/2021

Në studion e Çim Peka Live, Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar edhe përplasjen e ndodhur në zyrat e FRD me punonjësit e policisë bashkiake.

‘Së pari nuk ka pse të ketë inskenim poltik. Nuk kam  provokuar asnjë tension në selinë e FRD, as unë, as drejtuesit e FRD aty, as personat që ishin me mua. Personi më i afërt që ishte me mua ishte z Panariti, sepse kishim lënë një takim me të në zonën e Dajtit, ku do të diskutonim problemet e agrobiznesit me disa miq. Gjatë kohës që kam patur takime me ambasadorë në Presidencë, sepse kisha shumë takime kredenciale çdo gjysmë ore, kam marrë mesazhe nga z. Shehu.

Z. Shehu më kishte marrë disa herë dhe nuk isha kthyer përgjigje.

Duke qenë se isha i paqartë mora zëdhënësin  dhe i kam thënë që merru bashkë me këshilltarin ligjor sepse kishte një tension midis Z. Shehu dhe bashkisë. Kur unë isha në Bulevard duke ikur për nga Ministria e Jashtme më ka marrë Z. Shehu dhe i them çfarë po ndodh.

Tha që duan të më nxjerrin me dhunë nga selia, na ka hequr dritat, ujin.

Po, pse-e pyeta.

Sepse kemi bërë koalicion me PD,-më tha.

Po mirë,- i thashë po vi. Madje unë isha me një makinë të thjeshtë, sepse thashë që po shkoja në në një drekë miqësore.

Pashë aty që kishte tension. I thashë hajde ngjitemi lart. Pati një përpjekje për të penguar mua, nuk pati ndonjë përpjekje të drejtëpërdrejtë.

Kur ne ngjitemi lart me Z. Shehu dhe Panariti, një person i cili aty është civil, është i skeduar,  godet drejtuesin e FRD të Tiranës dhe përplaset edhe me personat që më shoqëronin mua.

Dhe me një fjalor ordiner bërtet edhe atyre që ishin me uniformë që të na ndalonin.

Dhe aty nuk durova më. Sepse mu kujtuan ata banorët e Astirit, nënat e Bregut të Lumit që u hodhën gaz për ti nxjerrë me dhunë nga banesat, ata të Shkozës, dhe aty më kapi edhe mua dallga. Që mië që ishte Panariti që më qetësor dhe nuk ishte Tedi Blushi.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco