Vizita në Anën e Malit, Bushati: Edhe pse mes vështirësive, familjet mbajnë të ndezur shpresën për ndryshim

Vizita në Anën e Malit, Bushati: Edhe pse mes vështirësive, familjet mbajnë të ndezur shpresën për ndryshim

17:46, 15/03/2021

Drejtuesi politik i PD-së në Shkodër Helidon Bushati ka zhvilluar një takim në familjet Kraja dhe Meti në Anën e Malit, ku sipas tij, aty merr formë dhe jetë braktisja e shtetit ndaj banorëve.

‘Familjet Kraja dhe Meti, edhe pse mes vështirësive, nuk janë dorëzuar. Kanë humbur shpresën nga qeverisja e sotme, por mbajne të ndezur shpresën për ndryshim’, shkruan Bushati në Facebook.  

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Në Anën e Malit aty ku braktisja shtetërorë marrin formë dhe jetë.

Familjet Kraja dhe Meti, edhe pse mes vështirësive, nuk janë dorëzuar. Kanë humbur shpresën nga qeverisja e sotme, por mbajne të ndezur shpresën për ndryshim.

Kjo më jep shpresë, por edhe motivim. Motivim të trokas kudo. Të bisedoj me secilin prej jush. Të bëhemi bashkë ndaj të keqës që kemi përballë.

Nuk jam ai që premtoj genjeshtra që as me shkop magjik nuk realizohen, por nëse fitoj besimin tuaj, garantoj që do të jem në krahin tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco