30 vjet diplomaci Shqipëri-SHBA, Basha: Krenar për arritjet tona

30 vjet diplomaci Shqipëri-SHBA, Basha: Krenar për arritjet tona

12:28, 15/03/2021

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh për 30- vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

‘30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mundësi e shkëlqyer për çdo shqiptar, për tu ndier krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA dhe veçanërisht anëtarësimin e saj në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhe duhet të jemi gjithmonë mirënjohës. Ne do të punojmë së bashku me partnerin tonë strategjik, SHBA, që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe e mirëqenies së gjithë shqiptarëve’, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco