'Sulmi ndaj FRD, provokim i mazhorancës ': Meta shpalos faktet ndaj 'bandës që kërkon të dhunojë pluralizmin politik'

'Sulmi ndaj FRD, provokim i mazhorancës ': Meta shpalos faktet ndaj 'bandës që kërkon të dhunojë pluralizmin politik'

11:43, 15/03/2021

“Doni më fakte për bandën që kërkon të dhunojë pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira dhe që pengon edhe Presidentin e Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese?”

Me këto fjalë u shpreh Presidenti Ilir Meta sot në një konferencë shtypi ku akuzoi bashkinë e Tiranë për provokimin e incidentit të rëndë disa ditë më parë në zyrat e FRD në Tiranë.

Meta solli faktet që provonin se situate ishte inskenuar qëllimisht nga kryebashkiaku i Tiranës ndaj nëj force politike opozitë menjëhërë pasi ajo i ishte bashkuar koalicionin opozitar.

“Sulmi i dhunshëm ndaj FRD-së, - tha Meta, - është një tjetër tregues i sjelljes së papërgjegjshme dhe provokuese të mazhorancës dhe përpjekjet e saj sistematike për të minuar pluralizmin në vend.

Të gjithë veprimet e kryetarit të bashkisë ndaj FRD janë krye në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa asnjë akt zyrtar të shkruar.

E gjithë veprimtaria e kryetarit të bashkisë është në shkelje të hapur të gjitha parimeve që ushtron detyrën administrata, shkel të drejtat e njeriut dhe minon barazinë para zgjedhjeve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco