Basha: Rindërtimi ka dështuar, ne do e përshpejtojmë procesin

Basha: Rindërtimi ka dështuar, ne do e përshpejtojmë procesin

11:35, 15/03/2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në Vorë sot ku është takuar me qytetarët dhe ka dëgjuar problematikat e tyre, një prej tyre rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti apo problemet me pronat.

Basha e cilësoi rindërtimin dështim deri tani dhe tha se qeveria pas 25 prillit do ta ketë prioritet, duke premtuar drejtësi, shpërndarje të parave në dorë për familjet e dëmtuara që duan të ndërtojnë shtëpitë në zonat rurale dhe transparencë për rindërtimin në zonat urbane.

“I gjithë rindërtimi është dështim. Po të kishin dashur të ndihmonin njerëzit, do iu jepnin para që t’i ndërtonin vetë. Nuk e bënë sepse donin të bënin tendera që ua kanë dhënë shokëve, miqve. Është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri. Gënjejnë nga mëngjesi në darkë. Njerëzit akoma në çadra, këta bëjnë tendera sekretë që i fitojnë vetë".

"Të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti kudo, procesi i rindërtimit është prioritet absolut i qeverisë së pas 25 prillit. Gjëja e parë drejtësi, shpërndarje me shpejtësi të parave në dorë për ato familje që mund ta rindërtojnë apo ndërtojnë shtëpinë nga e para në zonat rurale".

"Ndërtimi në zonat urbane do bëhet me transparencë absolute duke ruajtur pronat. Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit, duke ju dhënë drejtpërdrejt shpërblimin financiar sipas dëmit jo sipas ca të nënës ca të njerkës”, deklaroi kreu i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco