Urimi domethënës i Ilir Metës: Pas një Dimri të gjatë, Pranvera po vjen furishëm!

Urimi domethënës i Ilir Metës: Pas një Dimri të gjatë, Pranvera po vjen furishëm!

08:42, 14/03/2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar me një urim me nënkuptim të qartë dhe me nota të forta optizmit, qytetarëve shqiptarë që sot duhet të festonin bashkarisht në sheshe, Ditën e Verës.

“Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm”, - shkruan Presidenti në Fb dhe urimin e shoqëron me një fytyrë të qeshur: “ Gëzuar Ditën e Verës!”

Në mesazhin e Presidentit të Republikës, që është bërë një nga kritikët më të ashpër të qeverisë Rama dhe akuzues i fortë ndaj saj për korrupsion, vërehet se “Dimri” dhe “Pranvera” jo rastësisht janë theksuar me gërmë të madhe dhe ato ecin në vazhdën e thirrjeve të Presidentit plot shpresë për zgjedhjet e 25 prillit 2021 se “Pranvera kuqezi po vjen”.

Fotografia e publikuar nga Meta:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco