Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

12:21, 27/07/2026

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është deklaruar rreth zgjedhjes së presidentit, me ç’rast ka thënë se nuk ka synime të veçanta për këtë post dhe se është e rëndësishme që partitë të arrijnë kompromis.

Sipas Konjufcës, PDK-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin dhe mendon se “presidenti duhet të jetë i PDK-së”, ndërsa LDK-ja, siç tha ai, ka pasur një qasje më bashkëpunuese kohët e fundit.

Ai ka përshëndetur edhe pozicionin e Aleancës, për çka tha se çdo përpjekje për t’i shmangur zgjedhjet është për t’u vlerësuar.

“Nuk kam synime të veçanta. Ky proces nuk zgjidhet duke u dhënë përparësi synimeve tona individuale. Ky proces zgjidhet vetëm atëherë kur partitë politike ulen dhe e definojnë se çka kemi nevojë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco