Itali/ Goditje kundër trafikut të drogës, arrestohet edhe një shqiptar - Sekuestrohen mbi 2.6 ton kokainë, vlera 500 mil euro

09:02, 27/07/2026

Nga Alba Kepi/

BRESCIA – Një mega operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Brescias (DDA), ka çuar në sekuestrimin e mbi 2.6 tonëve kokainë në Oqeanin Atlantik dhe arrestimin e katër personave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, i cili rezulton rezident në Mantova dhe me vendbanim në provincën e Brescias.

Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza e Brescias, në bashkëpunim me Komandën Operative Aeronavale dhe Shërbimin Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar (SCICO), në koordinim me autoritetet e Spanjës dhe Portugalisë.

Në qendër të operacionit ishte një gomone ultra e shpejtë e tipit "go-fast", e interceptuar në ujërat e Oqeanit Atlantik, pranë brigjeve të Lisbonës, nga Policia Detare Portugeze. Në bord ndodheshin katër persona: dy shtetas spanjollë, një shtetas i Gjibraltarit dhe një shtetas shqiptar, i cili sipas autoriteteve italiane banonte në zonën e Brescias.

Shqiptari mes të arrestuarve

Sipas hetimeve, shqiptari i arrestuar dyshohet se ishte pjesë e grupit të angazhuar në transportimin e sasisë gjigante të kokainës drejt tregut evropian. Roli i secilit prej të dyshuarve do të përcaktohet gjatë vijimit të hetimeve dhe në procesin gjyqësor.

Autoritetet italiane theksojnë se, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë, përgjegjësia penale e personave të arrestuar do të konsiderohet e provuar vetëm pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Kokainë me vlerë deri në 500 milionë euro

Nga operacioni u sekuestruan më shumë se 2.6 ton kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 78 milionë eurosh në tregun e shumicës. Sipas ekspertëve të Guardia di Finanza, pas përzierjes dhe shpërndarjes në tregun e pakicës, droga do të mund të gjeneronte një fitim kriminal prej rreth 500 milionë eurosh.

Hetimet zbuluan se organizatat kriminale përdorin gomone të tipit "go-fast", me gjatësi nga 10 deri në 16 metra, të pajisura me motorë të fuqishëm që arrijnë shpejtësi mbi 70 nyje.

Këto mjete përdoren sipas metodës së njohur si "drop off", ku veprojnë si "taksi të detit". Anijet e mëdha që vijnë nga Amerika e Jugut hedhin ngarkesat e drogës në det, ndërsa gomonet e shpejta i marrin ato larg brigjeve dhe i transportojnë drejt Evropës, duke shmangur kontrollet tradicionale.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes autoriteteve italiane, spanjolle dhe portugeze, me mbështetjen e Maritime Analysis and Operations Centre – Narcotics (MAOC-N) në Lisbonë dhe Drejtorisë Qendrore Italiane për Shërbimet Antidrogë (DCSA).

Monitorimi i gomones u krye vazhdimisht nga avionët e Guardia di Finanza, të pajisur me teknologji të avancuar për mbikëqyrjen detare, të vendosur në territorin iberik në kuadër të kontrollit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Ky konsiderohet një nga operacionet më të rëndësishme të muajve të fundit kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës, duke goditur një rrjet që synonte furnizimin e tregut evropian me sasi të mëdha droge.

Si funksionon metoda "drop off"

Sipas hetimeve tw Guardia di Finanza, grupet narkotrafikante pwrdorin gjithnjw e mw shpesh metodwn e quajtur "drop off"pwr tw transportuar sasi tw mwdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropws.

Skema nis me tw ashtuquajturat "anije mwmw", tw cilat transportojnw drogwn pwrmes Oqeanit Atlantik. Para se tw afrohen nw brigjet evropiane, ato hedhin nw det ngarkeswn nw pika tw paracaktuara, ku pakot janw tw izoluara nga uji dhe mund tw lokalizohen pwrmes koordinatave GPS.

Mw pas hyjnw nw veprim gomonet ultra tw shpejta tw tipit "go-fast", tw cilat shwrbejnw si "taksi tw detit". Ato marrin ngarkeswn nw det tw hapur dhe e transportojnw me shpejtwsi drejt brigjeve evropiane, duke shmangur kontrollet nw porte dhe duke e bwrw mw tw vwshtirw ndwrhyrjen e autoriteteve.

Sipas hetuesve, kwto gomone janw 10 deri nw 16 metra tw gjata, tw pajisura me disa motorw tw fuqishwm jashtwbordw dhe mund tw arrijnw shpejtwsi mbi 70 nyje, cka i bwn njw nga mjetet mw tw pwrdorura nga rrjetet ndwrkombwtare tw narkotrafikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco