Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku do zhvillohet seanca e radhës parlamentare.
Që në orët e para të grumbullimit, situata është tensionuar, ndërsa forca të shumta policie kanë ndërhyrë ndaj protestuesve në mënyrë të dhunshme. Sipas pamjeve nga vendngjarja, efektivët kanë nisur shoqërimin e qytetarëve nëpër rrugët për rreth Parlamentit, ndërsa janë regjistruar edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.
Protestuesit pretendojnë se ndërhyrja e policisë është bërë pa asnjë shkak dhe se ndaj tyre është ushtruar dhunë, pavarësisht se protesta ishte paqësore.
Mes personave të shoqëruar për disa momente nga efektivët e Policisë së Shtetit ishte edhe aktivisti i njohur Dritan Goxhaj.
Ndërkohë, protesta vijon përpara Parlamentit, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
© SYRI.net