IHMK publikon të dhënat: Sot ishte një nga ditët më të freskëta të korrikut

IHMK publikon të dhënat: Sot ishte një nga ditët më të freskëta të korrikut

00:09, 25/07/2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe temperatura dukshëm më të ulëta se mesatarja për muajin korrik.

Sipas IHMK-së, reshje janë regjistruar në shumicën e stacioneve meteorologjike në vend, ndërsa sasia më e madhe është matur në Komoran.

“Sipas të dhënave të Rrjetit Shtetëror Meteorologjik, gjatë orëve të para të ditës janë regjistruar reshje shiu në shumicën e stacioneve meteorologjike të vendit. Sasia më e madhe e reshjeve është matur në Komoran (15.0 mm)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Instituti ka bërë të ditur se në orën 14:00 temperatura mesatare e ajrit ishte vetëm 14.9 gradë Celsius, me vlera që kanë ndryshuar në varësi të rajonit dhe lartësisë mbidetare.

“Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4°C, ndërsa sot ishte 7.4°C nën mesatare”, thekson IHMK.

Në njoftim rikujtohet edhe kontrasti me motin e vitit të kaluar, kur vendi u përball me temperatura rekord.

“Vitin e kaluar, më 25 korrik 2025, në Kosovë ishin regjistruar temperaturat rekorde historike, ku në Klinë u matën 42.5°C”, thuhet në njoftimin e Institutit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco