Terras dënon deklaratën e ministres serbe: Shkatërron besimin në dialog

Terras dënon deklaratën e ministres serbe: Shkatërron besimin në dialog

01:12, 17/07/2026

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe të dëmshme për besimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke e quajtur të turpshme, Terras ka cituar deklaratën e ministres serbe:

“Po të isha në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.”

“Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terra,  në platformën X.

Kujtojmë se deklarata e Snezhana Paunoviqit është adresuar zyrtarisht edhe në Bashkimin Evropian nga kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami. Ai ka thënë se deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco