PDK prin në bastionin e Nismës

PDK prin në bastionin e Nismës

21:15, 07/06/2026

Partia Demokratike e Kosovës po prin në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës Socialdemokrate.

Kjo vjen pas bashkëpunimit paszgjedhor mes PDK-së dhe Fatmir Limajt të Nismës.

Aktualisht, kur janë numëruar 72,22% të votave në këtë komunë, PDK prin me 40,23% apo 4,310 vota, e ndjekur nga LVV me 32,62% apo 3,495 vota.

E treta është LDK me 19,04% apo 2,040 vota dhe Aleanca me 6,24% apo 669 vota.

Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, LVV doli e para në këtë komunë me 37.47% apo 9,898 vota, e ndjekur nga Nisma me 31.17% apo 8,236 vota dhe PDK me 18.59% apo 4,910 vota. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco