KQZ tregon se kur do të shpallen rezultatet preliminare

KQZ tregon se kur do të shpallen rezultatet preliminare

20:03, 07/06/2026

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt për media ka bërë të ditur se rezultatet preleminare pritet të shpallen rreth orës 22:00, shkruan Reporteri.net.

“Rezultatet preleminare do të dalin sonte rreth orës 21:30 apo 22:00”, ka thënë Radoniqi.

Ai ju ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të këshillave të vendvotimeve të respektojnë procedurat ligjore që të garantohet vullneti i qytetarëve.

Radoniqi tha se procesi zgjedhor në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe nuk janë evidentuar incidente që mund ta cenonin integritetin, besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco