Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e reja preliminare nga numërimi i votave në zgjedhjet e së dielës.
Deri në orën 20:04 janë përpunuar 104,057 vota nga gjithsej 1,959,962, që përbën 5.31 për qind të totalit.
Sipas të dhënave të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 39.31 për qind të votave, respektivisht 39,104 vota.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.48 për qind apo 22,359 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 18.00 për qind ose 17,904 vota.
Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 9.81 për qind apo 9,763 vota, ndërsa Srpska Lista ka marrë 4.40 për qind të votave, përkatësisht 4,373 vota.

© SYRI.net