Numërohen mbi 70% të votave: VV kryeson, PDK dhe LDK pas saj

Numërohen mbi 70% të votave: VV kryeson, PDK dhe LDK pas saj

20:51, 07/06/2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të sotme.

Deri në orën 20:44 janë përpunuar 501,350 vota nga gjithsej 1,959,962, që përbën 25.58 për qind të trupit votues.

Po ashtu, janë procesuar 1,819 nga 2,498 vendvotime, ose 72.82 për qind e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë garën zgjedhore me 43.09 për qind të votave, që përkthehet në 207,253 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.82 për qind ose 104,943 vota, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.98 për qind apo 86,456 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.63 për qind të votave (36,683), ndërsa Srpska Lista 4.73 për qind (22,770).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco