Vetëvendosje humb rreth 200 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Vetëvendosje humb rreth 200 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara

22:23, 07/06/2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit preliminare nga zgjedhjet e 7 qershorit, ku deri më tani janë numëruar 94.44për qind e kutive të votimit.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 43.20 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.27 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.76 për qind dhe Aleanca me 7.09 për qind.

Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Vetëvendosje po regjistron një rënie të konsiderueshme në numrin e votave, raporton Klankosova.tv

Bazuar në rezultatet aktuale, pa përfshirë votat e diasporës, LVV-ja ka siguruar 288 mijë e 861 vota.

Në zgjedhjet e kaluara, me numërimin e votave nga diaspora, kjo parti kishte marrë 478 mijë e 77 vota.

Kjo nënkupton se Vetëvendosje ka aktualisht rreth 189 mijë vota më pak krahasuar me ciklin e kaluar zgjedhor, edhe pse akoma s’janë numëruar votat e mërgimtarëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco