Vritet një person në Gjakovë

Vritet një person në Gjakovë

23:12, 07/06/2026

Është vrarë një person në qytetin e Gjakovës të dielën mbrëma.

Deri te rasti i rëndë ka ardhur pas një përleshje fizike mes katër persona, ku njëri nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Rasti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dyshohet nga një mjet i mprehtë,ndër të lenduarit është edhe personi i dyshuar”, ka thënë Policia Rajonale e Gjakovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco